acob Chansley, protestuesi me shtizë e me kapele me brirë, dënohet me 41 muaj burg

Jacob Chansley, protestuesi që më 6 janar u pa tek hynte në Kapitol me një shtizë në dorë, me kapele prej gëzofi me brirë, me gjoks të zhveshur e me fytyrë të ngjyrosur me bojë, duke u bërë një nga figurat më të njohura në sulmit ndaj Kongresit, u dënua të mërkurën me 41 muaj burg.

Zoti Chansley, i cili u vetëdeklarua fajtor për një akuzë të rëndë atë të pengimit të një procedure zyrtare, ishte ndër protestuesit e parë që hynë në ndërtesë.

Megjithëse ai nuk akuzohet për dhunë, prokurorët thonë se zoti Chansley, një banor i Arizonës, ishte “fytyra publike e trazirave në Kapitolit”.