May 26, 2024
Maqedoni

Aliu në vend të Alitit, Kovaçevski mund të përshëndetet me Gashin!?

Në Qeveri akoma nuk ka vendim zyrtarë nëse propozimin për rikonstruimin e Qeverisë, kryeministri Kovaçevski do ta dorëzojë sonte në Kuvend ose do të pret vendimin e “Alternativës” të dielën.

Megjithatë, burime nga Aleanca për Shqiptarët i kanë thënë televizionit 24, se Kovaçevski ka kërkuar nga Taravari kandidat edhe për ministrinë e Shoqërisë Informatike, e cila ishte planifikuar të mbetej në duar të Alernativës, që nënkupton se Kovaçevski është afër vendimit për tu përshëndetur me Gashin. Burime nga ASH-ja, siç raporton televizioni 24, kanë bërë të ditur se profesori Azir Aliu është kandidati që Taravari i’a propozuar Kovaçevskit për ministër të Shoqërisë Informatike.

Përveç Aliut, kandidatët e ASH-së për ministra janë edhe Krenar Lloga për ministrinë e Drejtësisë dhe Fatmir Mexhiti për ministrinë e Shëndetësisë.