May 18, 2024
Kolumna

Historikisht sllavet e Ballkanit kishin shkelur ligjet dhe marrëveshjet ndërkombëtare!

Shkruan: Prof. Nijazi Halili
Shkaktar tё armiqësive nё luftёn e parё (ballkanike) shkruan raporti i Komisionit Ndërkombëtar, kishin qenë vet sllavet e Ballkanit, jo vetëm me shkeljet, që u kishin bёrё ligjeve ndërkombëtare, por edhe marrëveshjeve tё ndryshme, qё kishin nënshkruar me njëri-tjetrin . “Ushtritë e rregullta serbe dhe malazeze ndërmorën dhe bën gjithçka, që nga dita e parё qё pushtuan territorin shqiptar, qё t’i detyronin banorët tё humbesin kombësinë, ose ta shtypine brutalisht racën shqiptare”.
Shtëpi dhe fshatra tё tёra u shndërruan nё hi, popullsia e pafajshme dhe e paarmatosur u masakruan tej mase, akte tё pabesueshme dhune, grabitje dhe brutalitet tё çdo lloji kёto ishin mjetet qё u pёrdorёn dhe po pёrdoren akoma nga ushtarёt serbo-malazezё, me synim qё tё transformojnë tёrёsisht karakterin etnik tё rajoneve qё banohen nga shqiptarёt.
Kjo pёrbёn atё qё Komisioni Ndёrkombёtar e quan veçoria e dytё e Luftёrave Ballkanike, qё natyrisht ka lidhje me tё parёn, lufta nuk bёhet vetёm midis ushtrive, por midis vetё kombeve.
Meqenëse popullsia e vendeve qё do tё pushtoheshin e dinin nga përvoja se çfarё i priste nga ardhja e ushtrisë armike të vendeve fqinje, ata nuk prisnin deri sa tё vinte ajo, por largoheshin sa mё parё. Kёshtu fillon njё emigracion i vёrtetё masiv, një spastrim etnik i viseve të pushtuara.
Ballkani pёrfshihet nga “njё eksod“ i vёrtetё. Turqit largohen nga tё krishterёt, bullgarёt nga grekёrit dhe nga turqit, dhe grekёt nga turqit dhe bullgarёt, shqiptarёt nga serbёt; dhe nёse emigrimi nuk ёshtё i zakontё tek serbёt dhe bullgarёt, shkaku duhet kёrkuar nё faktin se kёto dy kombe, si tё thuash, nuk janё pёrleshur nё tokat e tyre.
Ata pёrdorin metoda tё tёrthorta tё cilat çojnё gjithashtu nё tё njёjtat pёrfundime, siç janё asimilimi dhe kthimi i fesё . “Brenda njё brezi do ta sllavizojmё popullin shqiptar” sipas (malazezёzëve dhe serbёve). Faktet e mёvonёshme vertetuan se kёto thënje ishin tё vërteta.