May 14, 2024
Maqedoni

Hoxhës Ahmed Kalaja i ndalohet hyrja në Maqedoni/ Policia: Mund të paraqesë rrezik për sigurinë kombëtare

Hoxhës nga Shqipëria, Ahmed Kalaja i është ndaluar hyrja në Maqedoninë e Veriut. Lajmin e ka bërë të ditur vet hoxha në rrjetet sociale, ku ka shpërndarë edhe dokumentacionin që i ka dorëzuar policia e Maqedonisë së Veriut në pikën kufitare “Qafthanë”.

“Paraqet kërcënim për rendin publik, sigurinë kombëtare, shëndetin publik ose marrëdhëniet ndërkombëtare të Maqedonisë së Veriut”, thuhet mes tjerash në dokumentin që policia i ka dhënë Ahmedit.