April 26, 2024
Maqedoni

Video: Presidenti i Shqipërisë priti në takim studentët e Universitetit të Tetovës: Biseduam për vizionin dhe dashurinë e madhe për kombin!

Video: Presidenti i Shqipërisë priti në takim studentët e Universiteit të Tetovës: Biseduam për vizionin dhe dashurinë e madhe për kombin!

 

Studentët e Programit studimor të Gazetarisë të Fakultetit Juridik të Universitetit të Tetovës, të shoqëruar nga disa studentë te Fakultetit të Edukatës Fizike, bashkë me profesorët e tyre, Prof. Dr. Dashmir Idrizi dhe Prof. Dr. Astrit Memia, gjatë ditës së enjte realizuan një vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë.
Synimi i kësaj vizite ishte që, studentët tanë të njihen më së afërmi me punën praktike nëpër institucionet e Republikës së Shqipërisë, deklaroi Prof. Dr. Dashmir Idrizi, pasi ajo që u është ligjëruar gjatë 4 viteve të kaluara në aspektin teorik, studentët të arrijnë ta shohin edhe në praktik; të njihen me punën në televizion, siç ishte TVSH, dhe Top-Chanel, pastaj vizita tek Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSH), e cila ka një traditë mbi 100 vjeçare.
Fillimisht, studentët u pritën nga Kryetari i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili u uroi mirëseardhje studentëve dhe u premtoi bashkëpunim në të ardhmen. Ai u shpreh se, e ardhmja është në duart tuaja dhe dyert e presidencës do të jenë gjithmonë të hapura për studentët e Universitetit të Tetovës, pasi ai është një institucion që i ka themelet në gjak dhe është krijuar me sakrificë të madhe.

“Me studentët e gazetarisë së Universiteti i Tetovës – UT, bashkebisedim mbi vizionin dhe sfidat e profesionit të tyre si dhe dashurinë e madhe për kombin”, ka shkruar presidenti Begaj.

Video:

https://fb.watch/kLiYYchnYY/?mibextid=v7YzmG