April 26, 2024
Maqedoni

Qeveria nuk kërkon përgjegjësi, madje justifikon ASK-në për shkeljet e Ligjit për Shtetësi

Alsat
Menu
Switch skin
Qeveria nuk kërkon përgjegjësi, madje justifikon ASK-në për shkeljet e Ligjit për Shtetësi
Qeveria nuk kërkon përgjegjësi, madje justifikon ASK-në për shkeljet e Ligjit për Shtetësi
A107.02.2022 328 2 minutes read

Gazetar: Mefail Ismaili

– Advertisements –

Qeveria justifikon Agjencinë për Siguri Kombëtare për mosrespektimin e Ligjit për Shtetësi edhe pse në këtë Agjenci për momentin presin mbi 2 500 kërkesa të qytetarëve që të marrin përgjigje për shtetësinë. Në pyetjet e Alsat nëse do të marrin masa për mosrespektimin e ligjit nga ana e ASK-së, Qeveria thirret te standardet e NATO-s, duke shtuar se përgjigjet e zvarritura nga ASK-ja nuk janë tepër të rëndësishme.

“Si anëtare e NATO-s, procedurat janë me standard më të lartë dhe me përfshirje më të gjerë të kontrolleve të cilat natyrisht nënkuptojnë edhe periudhë më të gjatë. Por, periudha kohore është e parëndësishme në krahasim me sigurimin e cilësisë, qasjen përkatëse dhe thelbësore në kontrollet e sigurisë dhe nga kjo metodë ASK-ja nuk do të tërhiqet”, njoftojnë nga Qeveria.