April 26, 2024
Maqedoni

Gashi: Këtë vit nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare

Kreu i Alternativës Afrim Gashi nuk beson se këtë vit do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Në emisionin “Rruga Drejt” i cili do të transmetohet sonte në orën 22 në Alsat, Gashi tha se qytetarët janë të lodhur nga zgjedhjet, prandaj votime duhet të ketë një herë në katër vjet.
“Mendoj se edhe qytetarët janë lodhur nga zgjedhjet, por edhe kriza në të cilën jemi mendoj se do të jetë në disfavor të interesit të qytetarëve, nëse këtë vit do të kemi zgjedhje. Unë mendoj se duhet të punohet maksimalisht që mandati të shkoj deri në fund dhe në 2024 njerëzit të na vlerësojnë në bazë të asaj që ne e kemi premtuar. Për shkak se këta 10 pika, tash po flasim për alternativën, nëse ka zgjedhje për 6 muaj, askush nuk mund të pret që një parti e që është fut në mes të mandatit të mund të realizoj krejt këto çështje që nuk janë zgjidhur 30 vite”, tha Afrim Gashi, kryetar i Alternativës. /Alsat.mk