May 5, 2024
Maqedoni

Ilire Dauti mesimdhënësit kishin të drejtë dihej me kohë

Deputetja e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti sot në debatin parlamentarë të komisioneve ka theksuar se “mësimdhënësit kishin të drejtë dihej me kohë, prandaj para dy muajsh kur u soll Ligji për pagë minimale ua argumentuam që kriteret që u morrën parasysh për pagën minimale janë të njejtat që mësimdhënësve ju japin të drejtë. Prandaj sot duhet të jepni llogari për mospranimin e amandamenteve tona”, tha deputetja Dauti, përcjellë Top24.