April 26, 2024
Maqedoni

Pezullohet greva në arsim, prej nesër fëmijët kthehen në shkolla

Kreu i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Jakim Nedellkov në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se greva në arsim do të pezullohet. Nedellkov tha se këtë veprim e kanë ndërmarrë pas konsultimit me juristë dhe se një vendim i tillë duhet të ndërmerret sepse kështu e parasheh ligji.

“Kemi realizuar konsultime të detajuara me shumë subjekte juridike dhe me shumë juristë, avokatë dhe gjykatës. Fakt është se duhet të veprojmë sipas ligjit dhe është fakt se do të duhemi që të pezullojmë grevën”, tha Nedellkov.

I pyetur nëse fëmijët prej nesër do të kthehen në shkolla, Nedellkov u përgjigj shkurt duke pohuar.

“Kur fillon mësimi? Nesër a do të dërgohen fëmijët në shkollë? Po, po,” pohoi Nedellkov