May 20, 2024
Maqedoni

Fushata zgjedhore, MPB-ja e gatshme të veprojë për fushatë të sigurt

Me fillimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e dyfishta ato presidenciale dhe parlamentare, Ministria e Punëve të Brendshme po bën përgatitjet që të veprojë për një fushatë më të sigurt për qytetarët dhe partitë politike.
“Funksionojnë në përbërje të plotë, mblidhen informacione me qëllim që MPB-ja të jetë e gatshme për zgjedhjet. E dini se ka filluar edhe fushata politike, i ndjekim të gjitha situatat se cila parti politike ku do të mbajë tubim apo hap shtabe, e gjithë kjo me qëllim që të kemi një fushatë të sigurt për qytetarët, partitë politike dhe të kemi zgjedhje të drejta dhe demokratike. Çdo qytetarë që ka vërejtje, jo vetëm për procesin zgjedhor, por edhe për gjithçka tjetër mund të drejtohet në sektorin për punë të brendshme ta paraqesë rastin dhe pastaj policia do të veprojë.”, – deklaroi ndihmës ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se të shtunën  konkretisht më gjashtë prill, në periudhën nga ora 08:00 deri në ora 15:00, do të organizohet fotografim për nxjerrje të dokumenteve personale pa termin për personat që kanë mbushur 18 vjet, e që nuk kanë asnjë dokument biometrik, as letërnjoftim, as pasaportë. Nga MPB-ja thonë se kjo po bëhet me qëllim që këtyre qytetarëve, në kohë t’u mundësohet e drejta e votës./TVM2