May 10, 2024
Maqedoni

Lloga e pensionon Jovefskin, inicon shpalljen për Kryeprokurorin e ri

Ministri Drejtësisë, Krenar Lloga në ClickPlus në TV21 ka deklaruar se e ka dhënë zgjedhjen në tavolinë,dhe se Kuvendi së shpejti do ta publikojë shpalljen për Kryeprokuror,shkruan Top24.

Lloga gjithashtu ka potencuar se me një kuadër cilësor do të luftojmë krimin dhe korrupsionin në hierarkinë e prokurorisë.

Lloga : “Izet Mexhitit tash i kujtohet të shqetësohet për të kaluarën e tij”

Krenar Lloga nga radhët e Aleancës për Shqiptarët ka folur në ClickPlus në TV21 për liderin e Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti.

Duke folur për kritikat e tij, Lloga ka zgjedhur të komentojë të kaluarën politike të Mexhitit.

“Izet Mexhitit tash i kujtohet të shqetësohet për të kaluarën e tij në BDI”, tha Lloga mes tjerash.