October 4, 2024
Maqedoni

Presidenti shqiptar/ Ademi: Thelbi i idesë së Ahmetit është të parandalohet mbivotim etnik

Zëdhënësi i BDI Arbër Ademi sot ka mbajtur konferencë për media para zyrës së presidentit të vendit në prag të fillimisht të fushatës për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët për garën për president, derisa BDI do të garojë me Bujar Osmanin.

Ademi ka elaboruar pozitat të cilat i ka fituar BDI gjatë këtyre viteve në qeverisje dhe se tashmë sipas tij ka ardhur koha që shqiptarët të drejtojnë dhe me presidencën.

Sipas tij, thelbi i idesë së liderit Ali Ahmeti është zgjedhja e presidentit të shtetit në Kuvend me 2/3 e votave dhe me shumicë të Badenterit për të siguruar konsenzus shoqëror, mbipartiak që mundësohet me mbi 80 vota në Kuvend dhe konsenzus etnik që mundësohet me shumicën e Badinterit në mënyrë që të parandalohet mbivotim etnik dhe imponim vetëm nga dy partitë më të mëdha politike maqedonase.

“Bashkimi Demokratik për Integrim, ashtu siç lajmëroi dje lideri Ali Ahmeti, ka nisur grumbullimin e nënshkrimeve për Bujar Osmanin, kandidat për President të vendit tonë. Pas Kryeministrit të parë shqiptar, zëvendës kryeministrit të parë, Ministrit të Jashtëm, atij të Mbrojtjes dhe të Punëve të Brendshme, avokatëve të shtetit dhe të popullit, kryetarëve të Gjykatave kushtetuese, supreme, administrative, kryetarët e federatave të futbollit, mundjes dhe boksit, ka ardhur koha që të shtrojmë rrugën që edhe Presidenti i shtetit të jetë shqiptar. Thelbi i idesë së liderit Ali Ahmeti është zgjedhja e presidentit të shtetit në Kuvend me 2/3 e votave dhe me shumicë të Badenterit për të siguruar konsenzus shoqëror, mbipartiak që mundësohet me mbi 80 vota në Kuvend dhe konsenzus etnik që mundësohet me shumicën e Badinterit në mënyrë që të parandalohet mbivotim etnik dhe imponim vetëm nga dy partitë më të mëdha politike maqedonase. Pikërisht këtë ide, derivatet e BDI-së të udhëhequr nga Kryetari i Gostivarit nuk e kishin kuptuar kur e kanë lexuar paraprakisht, një ditë përpara pra, fjalimin e Ali Ahmetit pasi që kishin arritur “ta sigurojnë” para kohe fjalimin e djeshëm të Kryetarit tonë, ka theksuar mes tjerash në fjalimin e tij para mediave, zëdhënësi i BDI Arbër Ademi.