May 12, 2024
Maqedoni

Dibrani kapet me 42 pako të kokainës në Tetovë

Një dibran gjatë është kapur me kokainë nga policia e Tetovës në orët e para të ditës së sotme, përcjell TV21. Nga SPB-Tetovë thonë se ai po qëndronte në një parking prapa një objekti hotelierik në Zherovjan të Tetovës.

“Zyrtarët e policisë të SPB-Tetovë mbrëmë (21-korrik) nga ora 01 deri në ora 02:30, në parkingun prapa objektit hotelerik në Zherovjan të Tetovës, kanë privuar nga liria 34-vjeçarin A.H. nga Dibra për shkak se gjatë kontrollit të kryer tek ai është gjetur dhe konfiskuar 42 pako me kokainë. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të përgatitet kallëzim përkatës”, thonë nga SPB-Tetovë.