May 2, 2024
Maqedoni

Maqedonia e Veriut e nënta në Evropë për banesat e shtrenjta (Dokument)

Kosova, e gjashta në Evropë me çmimet më të shtrenjta të banesave
E mërkurë, 8 Shkurt 2023 – 13:20 albinfo.ch
Duket se blerja e një banese sa po vjen dhe po bëhet më e shtrenjtë në rajonin tonë, krahasuar me të ardhurat e qytetarëve, përcjell albinfo.ch.

Thuhet se për vitin 2023, Kosova renditet e gjashta me çmimet më të larta në Evropë.

E para me çmimet më të shtrenjta është Rusia. E dyta është Serbia. E treta është Shqipëria.

E katërta, sipas të dhënave të Numbeo-s, që është njësia më e madhe globale e të dhënave, vjen Republika Çeke. Pas saj, e pesta rangohet Hungaria dhe e gjashta vjen Kosova.

Indeksi për përballueshmërinë e blerjes së një apartamenti që matet nga raporti i çmimit mesatar të shitjes së shtëpive dhe të ardhurave mesatare të disponueshme të familjeve, e shprehur si vite të ardhurave, për Kosovën është 14.1 në vitin 2023.