May 5, 2024
Kolumna

Figurën e Jusuf Azemit duhet ta vlerësojnë edhe Kosova dhe Shqipëria, jo vetëm shqiptarët e Maqedonisë

Shkruan: Ylber Pilku, Dibër/New York

Ishim me fat të gjithë ne që patëm mundësi të jemi bashkëkohas dhe bashkëveprimtarë të Jusuf Azemit. Vepra e tij nuk u ndal asnjëherë. Me punë konkrete, me keshilla në frymën kombëtare, me aktivitete organizative, Ballisti i palodhur me Plis në kokë nuk përtonte t’i drejtohet pa ndërpre institucioneve Amerikane që të mbështesin shqiptarët. Në Kongres, në Senat, në State Departament, ai ishte bë figurë e njohur për instancat më të larta amerikane me kërkesën e vetme-Shqiptarët të shijojnë lirinë si gjithë popujt e civilizuar. Pjesë e kërkesës së tij para institucioneve amerikane ishte kërkimi i ndihmës për rrëzimin e diktaturës komuniste në Shqipëri, liri e plotë për Kosovën, të drejta të barabarta për Shqiptarët tjerë në viset e ish Jugosllavisë.

Aktiviteti i tij ishte i rëndësishëm për krijimin e qëndrimit amerikan për Shqiptarët në Ballkan. Kur diasporës shqiptare i kanosej ta mbulojë propaganda komuniste marksisto-leniniste, Jusuf Azemi ishte ai që argumentonte se marksizëm-leninizmi është rrezik për Shqiptarët njëjtë sikurse okupimi sllav. Ishte ky një mesazh i rëndësishëm prej tij, që ka peshë edhe në ditë të sotit kur ende janë gjallë pinjollët e komunistëve dhe veprojnë me metodat e njëjta.

Prejardhja e tij ishte nga Tetova, por në zemrën e tij ishin gjithë shqiptarët. Prandaj është e dhimbshme që sot për ndarjen e tij nga jeta shkruajnë vetëm mediumet shqiptare në Maqedoninë së Veriut, kurse në trojet tjera nuk përmendet gati fare.

Lavdi veprës së Tribunit të Kombit, Jusuf Azemi!