May 6, 2024
Kolumna

Mësuesi ose mësuesja në klasë

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Mësuesi në klasë duhet të shkojë posa të bie zilja. Ai nuk duhet të e lejoj veten që të shkojë me vonesë pasi të ketë filluar ora mësimore. Ai nuk duhet aspak të ndalet në korridor dhe të bisedojë me kolegën e tij, ndërsa nxënësit e presin në klasë, ndërsa për shumë minuta me vonesë futet në klasë.

Mësuesi duhet të shënoj orën mësimore, të ngritet në këmbë dhe të filloj punën e tij me nxënësit dhe jo të qëndrojë ulur në karrige. Një numër mësuesish u thonë nxënësve hapne librin në faqe kaq dhe lexoni, ndërsa vet ai e ndezë cigaren e duhanit dhe fillon të e mbush fjalëkryqin, e hap celularin dhe…

Këto dukuri i kemi gjithkund nga disa mësues – mësuese që e kalojnë orën në këtë mënyrë dhe në fund të orës nuk e presin as zilen të bie dhe dalin 10 minuta para kohës nga ora mësimore. Arsimtari/ arsimtarja, profesori, profesorja nuk guxon aspak brenda orës të e përdorë celularin, të pi cigare në klasë etj.

Mësuesja duhet të jetë e kujdesëshme dhe brenda orës mos të e nxjerrë karminni për ti lyer buzët e vetullat etj.Duhet të jetë shumë e kujdesëshme për këso gjëra sepse ,është në klasë para nxënësve të saj.

Në të shumtën e rasteve disa mësuese kur janë të lira shkojnë në klasë te shoqja e tyre e cila ka mësim dhe ia fillojnë bisedës. Mësuesja që ka orë mësimore i angazhon nxënësit të lexojnë ose të shkruajnë diçka në fletore.