May 2, 2024
Kolumna

Edhe të vrasin edhe të qajnë!

Shkruan: NEHAT JAHIU

Unë kam dëgjuar që kur isha fëmijë për rezilat. Kur mblidheshin pleqtë në konak bisedonin për rezilat dhe turpin e tyre. I dëgjoja kur thonin se rezilat i bëjnë të gjitha të këqiat dhe nuk kanë marre.Në atë kohë nuk e kuptoja një gjë të këtillë, por edhe nuk e besoja, por ja që nga përvoja ime sot edhe e kuptojë, por edhe e besojë një gjë të tillë. Rezili kurr nuk mërzitet për asgjë. Ai i bënë të gjitha të këqiat dhe përsëri nuk ka marre ( turp) dhe del para opinionit në vend që të mbyllet brenda dhe mos të dalë askund derisa të e përcjellin tre katër veta me arkivol në varr.

Nuk duhet të habitemi aspak nga të tillët, sepse ata i ka mbular turpi dhe vazhdojnë deri në vdekje me punët e tyre të fëlliqura, sepse rastsisht nuk janë rezila. Nëse nuk e keni ditur edhe pse besoj se shumica e keni ditur dhe e dini se çfarë është turpi për rezilin. Këta janë të tillë që edhe të vrasin edhe të qajnë.

Proceset nuk mund të ecin përpara
Proceset politike, ekonomike, arsimore, kulturore, sportive dhe… ,nuk mund te ecin përpara me ca njerëz analfabetë, me njerëz dilingjinj, me njerëz dyftyrësh, me njerëz, pakurrizor, me njerëz dallaveraxhinj, me njerëz hajna, me njerëz të koruptuar, me njerëz jo meritor, me njerëz…, për ate jemi aty ku jemi… Jemi duke numëruar në vend.
Sa me shpejt duhet te vetedijësohemi dhe publikisht dhe hapur pa frikë të ju themi atyre që nuk meritojnë të jenë në vende ku proceset duhet të ecin përpara dhe të largohen sa më shpejt, sepse popullit dhe atdheut nuk i duhen njerëz të tillë.

Po nëse njëri ndër ata jam unë personalish pse mos të më thuhet. Sa më shpejt duhet troç e shqip të më thuhet se koha ecë dhe nuk pret… Si mundet sot në këtë kohë një intelektual të jetë servil i individve të larpermendur dhe të mos guxoj të shpreh mendimin e tij. Ky është absurd mbi absurdin!…

Në çdo institucion duhen të punësohen njerëz që meritojnë të punësohen dhe jo vetëm pse ka një “diplomë”. Kjo të vlejë për çdo institucion e në veçanti në arsim ku për momenti jemi shumë në gjendje të vështirë mos të i lejohet gjithkujt të punojë në arsim, sepse në këtë rast bëjmë mëkate të mëdhaja që nuk do na i falë askush.
Nuk do na e falë edhe Zoti të punojë në arsim një individ i cili nuk është i paisur me njohuri të duhura për të i paisur me njohuri gjeneratat e reja, muk është vet i edhukuar dhe ai të presim që të edukojë brezin e ri. Të tillën nuk duhet të i lejojmë të afrohen afër derës së institucioneve arsimore e lere më ata të mësojnë apo edukojnë dikend.

Pse disa individ karrierista nuk i perkrahin gjeneratat e reja te mirefillta qe edhe ata te udheheqin me keto procese aty ku mund te japin kontributin e tyre me sukses. Pse ju pengojne te rejat dhe te rinjte?… Pa rini nuk ka ardhmeri kete duhet ta dijme. Ata jane ardhmeria jone qe duhet te na zevendesoj neve te moshuarve, por ama ne duhet te ju hapim shtegun per te rrugetuar ata ne vendin e merituar e jo të ua barikadojmë rrugët.