April 28, 2024
Maqedoni

Festivali i muzikës u shndërrua në vend të konsumimit të drogës! 20 të arrestuar në Maqedoni, mes tyre edhe shtetas të huaj

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar 20 persona në lidhje me manifestimin e Dojranit të Vjetër, pasi siç thuhet në njoftim, janë kapur me drogë, transmeton TV21.

“Gjatë fundjavës që e lëmë pas (01/02.06.2023) nëpunësit policorë të Sektorit për tregti të palejuar me drogë, armë dhe materie të rrezikshme në kuadër të Departamentit për polici kriminele në koordinim dhe aksion të përbashkët me Sektorin për Punë të Brendshme në Strumicë dhe Njësitin për tregti të palejuar me drogë në kuadër të SPB Shkup, kanë ndërmarrë masa të ashpërsuara gjatë kohës së mbajtjes të manifestimit muzikor në Dojran të Vjetër, me qëllim të zbulimit të veprave kriminele dhe shkeljeve. Gjatë kësaj, janë privuar nga liria 20 persona, prej të cilëve 1 shtetas i huaj, tek të cilët gjatë kontrollit është gjetur drogë e llojit të ndryshëm”, qëndron në njoftimin e MPB-së.

Për rastin, siç bëhet e ditur është njoftuar prokurori publik në Gjevgjeli, dhe pas dokumentimit të tij, do të shqiptohen edhe kallëzime të caktuara.

Nga MPB-ja sqarojnë se këto aktivitete kanë për qëllim të parandalojmë tregtimin dhe përdorimin e drogës te të rinjtë./TV21