April 28, 2024
Maqedoni

Është djegur një shtëpi në Gazi Babë

Një shtëpi e braktisur në rrugën “127 nr.20” në lagjen Gazi Babë në mëngjesin e sotëm është djegur . Zjarri është shuar dhe nuk ka persona të lënduar.

Nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit informojnë se në shuarjen e zjarrit janë përfshirë tetë zjarrfikës dhe dy automjete zjarrfikëse.

Zjarri u denoncua në orën 09:25.