May 2, 2024
Maqedoni

Në 24 orët e fundit kishte 2 037 thirrje urgjente për shkak të kushteve të motit

Gjithsej 2 037 thirrje emergjente janë regjistruar nga Qendra për Menaxhimin e Krizave, në 24 orët e fundit, që është pothuajse dyfishi i një dite më parë. QKM bën me dije se qarkullimi në rrugët shtetërore vazhdon pa ndërprerje në kushte dimërore, nëpër rrugë me lagështirë. Në zonën e sektorit të punëve të brendshme të Ohrit ka ndalim për automjete të rënda vetëm në rrugën Dibër – Mavrovë.

QENDRA PËR MENAXHIM ME KRIZA

“Prej tyre thirrje “reale” për raste urgjente kanë qenë 47,91%, ndërsa 52,09% të tjera, të emëruara si “thirrje jourgjente”, kanë qenë për nevoja të tjera të qytetarëve apo thjeshtë nuk kanë qenë urgjente. 36,12% e thirrjeve janë orientuar në polici, 27,16% në Ndihmën e Shepjtë, 2,05% te zjarrfikësit, 4,62 drejt LAMM dhe 30,05% kanë qenë drejt QMK për zgjidhje të kombinuar nga thirrjet reale urgjente”

Nga Ndërmarrja Publike për mirëmbajtjen e rrugësve magjistrale dhe rajonale, njoftuan mëngjesin e sotëm se trafiku i rrugëve shtetërore zhvillohet rrjedhshëm dhe pa ndërprerje dhe pa pengesa, në kushte dimërore në korsitë e lagështa.