April 28, 2024
Maqedoni

Bekim Sali: Çairi i Ri nuk ka kuptim pa shkrimtarët dhe artistët

Kandidati për kryetar komunës së Çairit, Bekim Sali, kafen e mëngjesit sot e ka shijuar me anëtarët e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptarë “ABC”, me të cilët ka dikuruat jo vetëm për rolin dhe rëndësinë që ka kultivimi i letërsisë në Çairin tonë, por edhe për mundësinë që nesër, duke qenë në krye të Komunës, të mund ta ndihmojë këtë shoqatë dhe në përgjithësi komunitetin e shkrimtarëve dhe artistëve të tjerë.
“Qendra e Kulturës, Inovacionit dhe Ndërmarrësisë është menduar pikërisht që t’i përmbushë nevojat e këtyre vullnetmirëve.
Unë u zotova se ata do ta kenë gjithmonë derën e hapur tek unë.
Çairi i Ri nuk ka kuptim pa shkrimtarët dhe artistët”, deklaroi Bekim Sali pas takimit.