Sipas njoftimit të MPB-së, janë arrestuar N.Sh. (42) nga fshati Kalisht i Strugës, J.C. (45) nga Leskovci i Republikës së Serbisë dhe N.B. (30) nga Krushevci i Republikës së Serbisë.
Policia ka reaguar pasi ka marrë një denoncim se përpara një objekti hotelier (lokali), të tre personat, të cilët ishin të dehur, po ziheshin dhe janë përleshur fizikisht.
Sipas informacioneve të policisë, fillimisht janë përleshur shtetaset serbe, e më pas banori i Kalishtit ka sulmuar vajzën nga Krushevci.
Policia u ka bërë alkotestin, me ç’rast është konstatuar se te dy shtetaset serbe janë matur 2.21, gjegjësisht 2.18 promilë alkool, ndërsa te banori i fshatit Kalisht janë regjistruar 1.52 promilë alkool në gjak.
"
"

