Bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti sot do të mbajnë nje przs konferencë të përbashkët. Presi do të mbahet në ora 12 te press qendra partiake në Shkup, njoftojnë nga VLEN.
Mirëpo nuk jepen detaje shtesë për qëllimet e saj, respektivisht nëse ka të bëjë me rikonstruksionin e eshalonit të dytë e të tretë, apo për zhvillime tjera, shkruan portali Lideri.mk.

‘Ju ftojmë të merrni pjesë sot në konferencën për media, e cila do të mbahet nga bashkëkryetarët e VLEN, në orën 12:00, në Press Qendrën e VLEN në Shkup.

Ju mirëpresim’, thuhet në njoftimin partiak./Lideri

sqShqip