Në Dibër u zhvillua ceremonia e ndarjes së 47 banesave sociale, një tjetër dëshmi se qeverisja e VLEN, në vetëm 24 muaj, po sjell rezultate konkrete dhe projekte që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve.

Kryetari i Komunës së Dibrës nga radhët e VLEN, Fisnik Mela, theksoi se investimet në strehim social janë investime në dinjitetin e qytetarëve dhe falënderoi Qeverinë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Dibrës.

Ai veçoi edhe investimet infrastrukturore që po realizohen në komunë, përfshirë ndërtimin e bulevardit të ri pranë banesave sociale, projekt me vlerë rreth 2 milionë euro.

VLEN dëshmon se qeverisja nuk matet me premtime, por me rezultate. Banesat sociale, investimet në infrastrukturë dhe projektet zhvillimore janë pjesë e politikave që vendosin qytetarin në qendër dhe krijojnë kushte për një jetë më të dinjitetshme për çdo familje. Pas 24 muajsh qeverisje, VLEN vazhdon të punojë me përgjegjësi, duke sjellë zhvillim dhe mirëqenie në çdo komunë.

" "

24 muaj punë!

sqShqip