Ndërmarrja publike „Pyjet Kombëtare“ (Nacionalni shumi), përmes Agjencisë për Administratë, ka shpallur konkurs publik për punësimin e 27 nëpunësve publikë në shtatë pozicione të ndryshme pune. Konkursi është publikuar më 23 nëntor, ndërsa afati për aplikim zgjat deri më 7 dhjetor.
Pjesa më e madhe e punësimeve të parashikuara janë në veprimtarinë financiare, planifikim dhe analizë, çështje juridike dhe prokurim publik. Pagat mujore neto lëvizin nga 26.050 denarë (rreth 424 euro) deri në 29.320 denarë (rreth 477 euro), me orar pune prej 40 orësh në javë, nga e hëna deri të premten.

