April 28, 2024
Kolumna

Demë Shehu i Grupit të Kumanovës: Shtatë vite jam në burg, njerëzit që i kam ndihmuar më kanë harruar!

Po ta shikojmë me vëmendje rrjedhen e lumenjve, e kuptojmë se lumenjtë nuk e pinë ujin e tyre.
Pemët nuk i hanë frutat e tyre,dielli nuk shkëlqen në vetvete,poashtu edhe lulet nuk e përhapin aromën e tyre, për veten e tyre.
Të jetosh për të tjerët është një rregull i natyrës.
Të gjithë kemi lindur për të ndihmuar njëri-tjetrin. Pavarësisht se sa e vështirë është jeta ,është shumë e mirë kur je i lumtur, por shumë më mirë ndjehesh kur të tjerët janë të lumtur për shkakun tënd!
Gjatë jetës sime e kam patur fatin që t’iu ndihmoj qindra njerëzve dhe e kam bërë me vullnetin më të madh,e kur iu bëja zgjidhje dhe i ndihmoja,besoni se shumë lumturohesha shpirtërisht.
Kushdo që më është drejtuar për ndonjë ndihmë, kurrë nuk e kam injoruar,por ,gjithmonë iu kam përgjigjur çdokujt dhe jam munduar t’iu gjeja zgjidhje sado e vështirë që ishte dhe sado i madh që ishte problemi,dhe me dëshirë të madhe i ndihmoja ata njerëz që kishin nevojë për t’i ndihmuar.
Më besoni se shumica nga ata që i kam ndihmuar dhe i kam nxjerrur nga gremina me shumë peripeci, duke i lënë anash punët e mia vetëm për t’iu mbaruar punët atyre njerëzve, për këto 7 vite, njëherë nuk më kanë pyetur se si jam.
Shumica prej tyre janë të diplomuar nga unë, e shumica janë të punësuar në institucione të ndryshme, pikërisht nga unë.
Nuk më ka habitur fakti se këta mosmirnjohës e bukëshkelës nuk më kanë shkruar, por një kaskader pseudo-jurist i anës time, të cilin e kam mbajtur në banesën time dhe e kam diplomuar unë, në një ndejë mes shokëve, kur e pyesin nëse ishte dëgjuar me mua apo nëse më kishte shkruar të më pyeste se si jam, ky far kaskaderi iu kishte thënë:

Jo, nuk jam dëgjuar, sepse ai është dënuar me burgim të përjetshëm, nuk del më nga burgu.
O bukëshkelës, unë nuk pendohem kurrë për ndihmën që ta kam dhënë.
Por, sa i përket dënimit tim,po të them se asgjë nuk është e përjetshme edhe dënimi im përfundon, sepse çdo e nesërme është një ditë e re dhe çdo ditë e re sjell ndryshime.
Por,për ty o bukëshkelës e kam një pyetje;
Një ditë kur do të dal në liri, me çfarë fytyre do të më dalësh përpara, o legen?
Unë jam ai Dema që kam qenë si çdoherë. Edhe nga këtu ku jam të kontrolloj ty dhe krejt ata që janë si ti, sepse ti presnjak dhe ata presnjakat si ti, jeni hipotek te unë!