Maqedoni

Burrë e grua nga Maqedonia në pleqëri kapen duke bë “dallavera” në Austri

Një burrë 64 vjeçar dhe një grua 63 vjeçe nga Maqedonia e Veriut kanë kthyer kilometrazhin e makinave të përdorura në Austri dhe më pas i kanë shitur të njejtat.

Policia austriake ka vënë në gjurmë çiftin nga Maqedonia, të cilët po përdornin këtë biznes manipulativ dhe kundërligjor me makina të përdorura.

Në fillim të prillit, një oficer policie ndaloi një automjet gjatë një kontrolli rutinë të trafikut, ku pasi që makina e tij është dërguar në kontroll të detajuar teknik, është zbuluar për manipulimet me kthimin e kilometrave.

Sipas mediave austriake, policia hetoi rastin, duke zbuluar se çifti po bënte këto veprime të paligjshme dhe false, dhe se deri para kapjes së tyre ishin kryer veprime të tilla false tek tetë makina të përdorura.

Siç raporton heute.at, partnerët e martuar i rikthyen kilometrazhin një veture të tipit Audi me 200 mijë kilometra.

Të dy tregtonin kryesisht automjetet e markave Audi dhe Shkoda.

Sipas policisë, manipulimi më i vogël i regjistruar i kilometrazhit ishte 60,000 kilometra.