Gruaja sulmon fizikisht bashkëshortin 59-vjeçar në Bit Pazar të Shkupit
Një 59-vjeçar nga Shkupi ka denoncuar në polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij në zonën e Bit Pazarit, përcjell tetova1
Sipas njoftimit të policisë, dje në orën 16:30, në SPB Shkup, burri 59-vjeçar ka raportuar se rreth orës 13:00, në zonën e Bit Pazarit, është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij, me inicialet D.H.
Policia njofton se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit./tetova1.mk

