April 28, 2024
Maqedoni

Bekim Sali në Tiranë: Pandemia na mësoi se të rinjtë janë partnerët tanë

Bekim Sali në Tiranë: Pandemia na mësoi se të rinjtë janë partnerët tanë

Nën organizim të Zyrës Rajonale të OBSH-së për Europën dhe përfaqësues të UNFPA-së, si dhe organizatave rinore nga vendi, ministri i Shëndetësisë Bekim Sali mori pjesë në forumin kushtuar shëndetit dhe mirëqenies së të rinjve nga vendet e Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Tiranë.
Në fjalimin e tij Sali theksoi se pandemia COVID-19 na mësoi se të rinjtë janë partnerët tanë në mbrojtjen e shëndetit, ndërsa ndër temat kryesore aty ishte angazhimi i të rinjve dhe vendimmarrësve në çështje nga fusha e shëndetësisë, qasja në shërbimet shëndetësore, shëndeti seksual dhe riprodhues, pabarazitë sociale, si dhe kujdesi ndaj shëndetit mendor.

“Në margjinat e Forumit pata takim bilateral me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, dr. Ogerta Manastirliu, me ç’rast biseduam për nevojën për ndryshime të marrëveshjes ndërmjet shteteve në fushën e shkencave mjekësore dhe atë në temën e digjitalizimit, farmacisë, shkëmbimit të përvojave mes mjekëve dhe bashkëpunimit mes dhomave të të dyja vendeve”, njoftoi ministri Bekim Sali.