Maqedoni: Nëse keni ara dhe nuk i punoni, do të paguani më shumë tatim dhe shteti do t’i japë me qira

Të gjitha arat e braktisura, sipas ligjit të deritanishëm, është dashur të raportoheshin dhe për të njëjtat është paguar tatim më i lartë. Por askush nuk ka dalë vullnetar deri më tani për t’i raportuar arat e papunuara.

Por sipas ligjit të ri, qytetarët nuk do të mund ta anashkalojnë këtë më tepër, gjegjësisht të mos i paraqesin arat e braktisura.

Shteti do të bëjë regjistër për të gjithë tokën dhe do të regjistrojë me saktësi se cilat fusha janë braktisur.

Nëse je pronar i tokës që nuk e kultivon, do të kesh disa zgjidhje për të reaguar, në të kundërt shteti do të ketë të drejtë të japë me qira arën tuaj.

Ministri i Bujqësisë, Ljupço Nikollovski, sqaron se çfarë është planifikuar dhe si do të vijojnë këto procedura për “Skanim të tokës”.

Ndryshe, ligji i ri për arat e braktisura pritet së shpejti të miratohet në Kuvend.

Maqedonia e Veriut ka 540 mijë hektarë tokë bujqësore, prej të cilës për momentin nuk punohet 85 mijë hektarë tokë shtetërore dhe 90 mijë hektarë shtesë tokë private.