Zëvendëskryeministri dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ka zhvilluar takim me bashkatdhetarë në Qendrën Kulturore Shqiptare në Vjenë, ku është diskutuar për çështjet që preokupojnë mërgatën dhe mundësitë për investime në vendlindje.

Sali tha se në takim u diskutua për nevojën për zgjidhje konkrete dhe forcimin e lidhjes ndërmjet institucioneve dhe diasporës.

“Diskutuam për çështjet që preokupojnë mërgatën tonë, nevojën për zgjidhje konkrete dhe për një lidhje edhe më të fuqishme ndërmjet institucioneve dhe diasporës”, ka shkruar Sali.

Në fokus të bisedës ishin edhe mundësitë për investime në vendlindje, ndërsa Sali theksoi potencialin që diaspora ka për të kontribuar në zhvillimin e vendit.

" "

“Mërgata jonë ka dije, përvojë dhe potencial të jashtëzakonshëm, të cilin duhet ta shndërrojmë në mundësi të reja zhvillimi”, u shpreh ai.

sqShqip