May 20, 2024
Maqedoni

Bekim Sali, Danella Arsovska dhe Zudi Koka mirëpriten në çdo cep të Çarshisë

Kandidati për kryetar komune nga radhët e koalicionit ASH-AA, Bekim Sali, sot ka vizituar esnafin e Çarshisë së Shkupit. I shoqeruar nga kandidatja e pavarur për kryetare të Shkupit, Danella Arsovska dhe bartësi i listës për Keshilltarë në Çair, Zudi Koka, Sali është mirëpritur si nga esnafët, poashtu edhe nga qytetarët që i ka takuar.

“ Kam vendosur vullnetarisht që katër vjetët e ardhme të jetës sime t’ia dedikoj Çairit, të ofroj zgjidhje për problemet e shumta, duke qenë i bindur se e di saktë se si mund të bëhet edhe komuna jonë një lagje e urbanizuar e Qytetit. Jam këtu që ëndrrën time për Çairin e Ri ta shëndrroj në Çair të ëndrrave tona!”, ka thënë Sali mes tjerash në takimet me esnafët.

“Koha e fjalëve të mëdha ka përfunduar. Po vjen koha e punëve të mëdha”, ka shtuar Sali.

Bartësi i listës së koalicionit ASH-AAA në komunën Çair, Zudi Koka tha se edhe ai i takon esnafit.
“Unë vij nga radhët e esnafit dhe do ti shërbej esnafit, siç do të ku shërbej gjithë qytetarëve të Çairit”, ka theksuar Koka.
Kandidatja për kryetare të Shkupit, Danella Arsovska, ka premtuar se do të angazhohet që Çarshisë së Shkupit ti kthehet shkëlqimi që e meriton kjo pjesë historike e qytetit.