May 15, 2024
Maqedoni

Taravari gëzon fëmijët e Gostivarit: Vitin e ardhshëm qyteti ynë bëhet me akuapark!

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, paralajmëroi se vitin e ardhshëm ku qytet do të bëhet me Aquapark. Ai ka zgjedhur një moment të veçantë për të publikuar këtë lajm dhe këtë e beri gjatë vizitës së nxënësve të klasës sē parë në komunë.
“ Në vazhdën e takimeve me yjet, mëngjesin e sotëm mora një mesazh që më emocionoi:

“Ne besojmë në ju, prandaj ju punoni për ne!

Pyetja e sotme: Kryetar cili është projekti ardhshëm që planifikoni për qytetin tonë?
Informova fëmijët, por dhe qytetarët se brenda vitit të ardhshëm qyteti ynë do të jetë me akuapark”, ka njoftuar Taravari në Facebook.