May 13, 2024
Maqedoni

Diaspora shqiptare në Amerikë takohet me Pendarovskin, kerkohet ndriçim i tragjedisë në Tetovë (Foto)

Përfaqësues të diasporës shqiptare në Amerikë kanë realizuar takim me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i cili po qëndron në New York, me rastin e Asamblesë vjetore të OKB-së.

“Ne emer te Kongresit Pan Shqiptar dhe Drejtoreve Martin Vulaj Vullnet Dervishi dhe Gezim Rushiti takuam Presidentin e Republikes se Maqedonise te Veriut z.Stevo Pendarovski. Nga Presidenti kerkuam zbardhjen sa me te shpejte te tragjedise ne Spitalin e Tetoves, Transparence ne Regjistrimin e Popullates ne vend dhe ne Diaspore si dhe organizim dhe korektesi sa me te mire te Zgjedhjeve Lokale”, njoftuan ata pas takimit, transmeton Zhurnal.

Përfaqësuesit e Shoqatës Pan Shqiptare janë takuar edhe me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

“Ne emer te Kongresit Pan Shqiptare dhe Drejtoreve te Bordit ne New York zhvillova takimin e radhes me Kryeministrin e Republikes se Shqiperise z Edi Rama”, thuhet në njoftimin e tyre.