May 28, 2024
Opinion

Shqiptarë ku ka mbetur gjuha shqipe e ju po përçaheni?!

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Të nderuar shqiptarë e në veçanti ju deputetë, ministra dhe zëvendsministra dhe funksionarë tjerë që jeni në poste të larta në Republikën e Maqedonisë së Veriut ju kisha bërë kërkesë që mos të grindeni që nga tani se kush do të fitojë më shumë deputetë.Ju pushtetarë të tanishëm dhe të ardhshëm betohuni mes vehte dhe kryeni shumë punë të popullit tuaj që i keni lënë të pazgjedhura. Në këtë rast do e përmendi gjuhën shqipe dhe përdorimin e saj që e keni anashkaluar tërësisht në disa institucione. Gojën plot se gjuha shqipe është e barabartë me gjuhën maqedonase, ndërsa në praktikë është krejtsisht ndryshe. Gjuha shqipe në shumë instutucione nuk përdorët aspak në shumë institucione e ju i keni mbyllur sytë, sepse jeni lëshuar pas posteve në pushtet të merrni poste të larta, të merrni paga të majme, të merrni rushfete për punët që ua kryeni popullatës, për tendera, korrupcion etj. Më thuani gjuha shqipe a përdorët nëpër të gjitha ministritë?!

Më thuani gjuha shqipe a përdoret nga ushtarët profesionist dhe eprorët ushtarak shqiptarë apo përdoret vetëm gjuha maqedone.Jo vetëm në armatë por edhe në shumë instuticione nuk përdoret gjuha shqipe, por përdoret vetëm gjuha maqedonase si kur të flasësh dhe kur të shkruash.E ju të nderuar dhe të turpruaruar gënjeni dhe mashtroni popullin se gjuha shqipe është e barabartë me gjuhën maqedone që nuk është aspak e vërtetë. Mos harroni edhe në këto zgjedhje thuani se gjuha shqipe është e barabartë sa të ia merrni votat këtij populli.Po ju nuk keni aspak faj, fajtorë jemi ne popullata që me vite të tëra ushqehemi me demagogjinë tuaj dhe dalim e u japim sërish votat.Mirë na e bëni! Në një proverb popullore thuhet:
” Livadhin pa zot e kullosin edhe pelat qorre”