April 28, 2024

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

BDI- STAT DHE DUI- STAT

Heshtni more ju ca pakurrizorë, ju more ca të paftyrë e…, që sot pa fije turpi brohoritni nëpër çajtore, kafiteri dhe në fb. BDI, BDI, BDI. Mos vallë ju disa dëshironi me dëshmi të ju dëshmohet se ju ishit ata që hudhët gurë e drunj ndaj BDI-së dhe liderit të BDI-së Ali Ahmetit! Ju që themeluesit e këtij subjekti i quajtët tradhëtarë e çfarë jo tjetër.

Ju ca interezxhinj që jeni ngritur sot lugat dhe brohorinti BDI- për një vend pune ose për një post që deri dje çirreshit kundërshtarë më të mëdhenj të BDI-së. Ju ca të paftyrë. Ju ca hajna që keni shetitur dhe shëtitni herë në njërën parti e herë në tjetrën. Ju që jeni më tepër se një lavire. Ju që nuk keni aspak turp dhe ndjenja njerëzore.

Ju që njihni vetëm interesin tuaj personal. Çfarë BDI- je keni qenë ju disa që ju njoh shumë mirë kush ishit dje e kush jeni edhe sot. Jeni interezxhinj. Një gjë e tillë shumë shpejtë do ju shpaloset me argumente edhe ate me dëshmi se sa keni qenë BDI dhe sa e sa e keni sharë deri dje BDI-në, liderin e saj, anëtarët dhe përkrahsit e BDI-së.

Mua më duket se ka ardhur koha që juve disa servilave, pakurrizorve, të paftyrëve, karireristave, sahanlëpirësave të ju argumentohen edhe shumë gjëra dhe të ju thuhet në sy.
Për ju disave ka argumente që edhe gjatë vitit 2001 që e keni sharë dhe e keni kundërshtuar UÇK-në dhe bijat dhe bijtë më të dashur të saj që luftuan, derdhën, gjakun dhe dhanë jetënn që ju sot të lëvdroheni me kontributin e të tjerëve. Jo, jo nuk do të heshtet për asgjë, por do ju thuhe gjithëçka për të palarat tuaj juve që lëvdroheni me kontributin e të tjerëve.

Do të ju thuhet me emra dhe mbiemra disave aty ku unë kam vepruar ku edhe sot jetojë se kush ishit dje ju ata që çfarë nuk ju thatë themeluesve të BDI-së. Ju që përhapnit dinzerfamata ndër më të këqiat. Sot mu ju çirreni aq shumë kinse na qenkeni BDI.
Ju as që keni qenë ndonjëherë e as që jeni edhe sot në BDI..

Ju jeni vetëm ca interzxhinj që brohoritni vetëm për një vend pune, për një post. Ju njoh disave aq mirë që asnjëherë nuk keni dashur as komb, as vendlindje, as atdhe, sepse asgjë nuk keni kontribuar për asnjërën. Ju i keni dashur edhe partitë politike vetëm për interes dhe mu për këtë edhe keni ecur herë në njërë e herë në tjetrë.

A thua vallë fare nuk mendoni se për shumë gjëra dhe për juve që çirreni aq shumë nëpër fb., kafiteri se jeni BDI. Unë dhe shumë si unë e dimë se sa ishit ju dje BDI. Sa jeni sot dhe pse jeni. Një gjë të tillë ka njerëz që i kanë ruajtur në mënyrë të skruar këto gjëra dhe shumë shpejt do ua dëshmojë.
Me kaq për sot po e përfundojë këtë shkrim.