May 8, 2024
Diaspora

Basri Haliti mbetet një ndër personalitetet dhe kuadrot më të shquara shqiptare në Republikën e Kroacisë

Bashkësia Shqiptare Kombëtare për Sllavoni e Baranje njëfton opinionin, se Kryetari Basri Haliti mbetet një ndër personalitetet dhe kuadrot më të shquara të kësaj kohe në Republikën e Kroacisë i cili me punën e tij tridhjet vjeçare dha kontributin e tij në themelimin dhe organizimin politik e kulturor të shqiptarëve në Republikën e Kroacisë, thuhet në njoftimin e Shërbimit për informim.

Haliti është një figurë e palodhshme që punon për kultivimin dhe avancimin e raporteve shqiptaro-kroate. Ai është është jurist me prejardhje nga Gostivari, njëheri konsull nderi i Shqipërisë në Osijek të Kroacisë. Haliti vazhdimisht punon për avancimin e raporteve mes dy popujve, duke mos kursyer fare as kohën as energjinë tani e 14 vite sa është në këtë detyrë.

Si konsull Basri Haliti është emëruar më datë 23 tetor 2009, duke përfshirë tre prefektura: Prefekturën e Osijekut e Baranjës, prefekturën e Vukovarot dhe Srijemit dhe Prefekturën e Pozhegës e Sllavonisë. Me seli në Osijek, konsullataështë hapur në vitin 2009 dhe punon në promovimi e shtetit Shqiptar. Janë shënuar suksse të shumta në promovimin e shteti shqiptar në turizëm, ekonomi, kulturë, e sfera tjera. Vetë konsulli Haliti ofron ndihma juridike shtetasve shqiptarë në procedura të ndryshme gjyqësore.

“Shqiptarët dhe kroatët janë popuj që i kanë ndihmuar gjithmonë njëri tjetrit. Miqesia jonë tradicionale duhet të shfrytëzohet sa më shumë e sa më mirë që raportet e shkëlqyera tradicionale të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Kroacia është një storje suksesi brenda Bashkimit Evropian, duke u bë pjesë e Zonës Shengen dhe Eurozonës në afat shumë të shpejtë. Rruga që ka kaluar deri te anëtarësimi në BE ka shumë gjëra të përbashkëta me rrugëtimin qe po e bën Shqipëria dhe ne po mundohemi ta shfrytëzojmë në maksimum përvojën kroate, kuptohet duke u rreshtuar pas aktiviteteve të pandërprera në këtë drejtim të ambasadës shqiptare në Zagreb. Kjo do të vijë edhe më shumë në shprehje kur Shqipëria të fillon hapjen e kapitujve pasi të fillojë negociatat për anëtarësim në BE. Jemi jashtëzakonisht të lumtur që te institucionet kroate ekziston gatishmëri e plotë për të ndihmuar Shqipërinë në këtë proces. Kroacia është esencialisht e interesuar që Shqipëria dhe vendet tjera të rajonit të bëhen sa më shpejtë pjesë e familjes së madhe Evropiane”, thotë për portalin Lideri.mk konsulli shqiptar i nderit në Osijek të Kroacisë, Basri Haliti.

Falë angazhimit të palodhshëm, lidhjeve të fuqishme me qarqe vendosëse që i përmendëm më lartë, Basri Haliti tani e disa vite radhitet në mesin e konsujve të nderit më të suksesshëm të Republikës së Shqipërisë, duke arritur suksese konkrete dhe të rëndësishme. Ai nuk e ka ndërmend të ndalet.
“Po punojmë vazhdimisht për të arritur sa më shumë rezultate, sepse këtë ia kam borxh popullit shqiptar dhe Shqipërisë që ma ka besuar këtë titull nderi për të cilin jam jashtëzakonisht krenar. Nuk dua të kufizohem në një sferë të caktuar por në të gjitha sferat-avancim të marrëdhenieve ekonomike, kulturore, politike, bashkëpunimin ndërkomunal, etj”, thotë Haliti.

Numri i shtetasve shqiptarë në Kroaci vitet e fundit vjen e rritet si rezultat i angazhimit të shumë punëtorëve kryesisht në rajonin e bregdetit por edhe në pjesë tjera.
Zyra e konsullit të nderit të Shqipërisë në Osijek gjendet në pjesën më ekskluzive të qytetit, ku flamuri shqiptar valon me krenari dhe duke ngjallur edhe më tepër simpatitë e banorëve kroatë të këtij qyteti, i katërti për nga madhësia në Republikën e Kroacisë.
Zyra është e hapur në çdo moment për shtetasit shqiptar, kurse konsulli Haliti i gatshëm të bëjë të pamundurën për të ju dalë në ndihmë sa herë që të kenë nevojë.

Me këtë rast ai na e sqaron edhe natyrën e detyrës së tij, respektivisht të detyrës Konsull nderi në përgjithësi.“Për të ruajtur sa më mirë marrëdhëniet diplomatike me vendet e tjera, përveç diplomatëve të karrierës, ata caktojnë konsuj nderi që mund të kryejnë detyra të ndryshme diplomatike. Konsujt e nderit janë qytetarë të zakonshëm të vendit ku ata shërbejnë. Ata emërohen pas rekomandimeve dhe intervistave me diplomatët e vendeve pushtuese, me pëlqimin e të dyve dhe flasim për qytetarë të pafavorizuar financiarisht. Të drejtat e konsujve rregullohen me Konventën e Vjenës për Çështjet Konsullore.

“Shqipëria dhe Kroacia kanë kapacitet të pashterrur bashkëpunimi dhe kjo duhet shfrytëzuar. Unë me gjithë kolegët tjerë në Kroaci po bëjmë më të mirën në këtë drejtim”, thekson Haliti në fund të intervistës së tij për portalin Lideri.mk nga Shkupi.