May 17, 2024
Maqedoni

VLEN: “Pacienti” nuk mund ti përfaqësoj shqiptarët

Kandidati për president nga radhët e BDI-së Bujar Osmani sipas VLEN nuk mund t’i përfaqësoj denjësisht shqiptarët sepse ai ka dosje me emrin “Pacienti” në Prokurorinë Speciale ku akuzohet për korrupsion. Sipas Fari Hisenit nga VLEN, BDI-ja kandidoi Bujar Osmanin për president vetëm e vetëm për të mos lejuar që të ketë vetëm një kandidat të përbashkët shqiptarë.

“Sot jemi këtu që të tregojmë se pse Bujar Osmani është thjeshtë “Kurbani pa Bajram” i BDI-së në këto zgjedhje. Ai asnjëherë nuk mund denjësisht të përfaqësoj shqiptarët. Bujar Osmani nuk mundet assesi ta quaj veten kandidat për të përfaqësuar shqiptarët sepse për turpin e tij ai është shqiptari i parë dhe i vetëm me lëndë në Prokurorinë Speciale ku është akuzuar për korrupsion në lëndën me emrin ‘pacienti’”, deklaroi Fari Hiseni, VLEN.