April 28, 2024
Maqedoni

Aziri: Ministrat e ASH-së po sjellin ndryshimin dhe nxjerin llumin në shesh

Elmi Aziri i ASH-së në Klan Debat shprehet i kënaqur me arritjet e deritanishme të përfaqësuesve të kësaj partie në qeveri.

“Me bindje të thellë po e them që përfaqësuesit e ASH-së në ekzekutiv po i kryejnë detyrat e veta, një pjesë me vështirësi, veçanërisht Ministri i Drejtësisë. Po arrijnë t’i realizojnë një pjesë të objektivave për të cilat janë zotuar”, deklaroi Aziri.

Aziri më tej përmendi arritjet e ministrit Azir Aliu mes të cilave veçoi provimin për administratë edhe në gjuhën shqipe, përgatitjen e Ligjit për mediat, ndërsa vazhdoi me arritjet e ministrit të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti. Sipas tij Mexhiti ka arritur të rinobojë disa klinika, ka arritur të sigurojë ilaçe për një numër të pacientëve me fibrozë cistike, montimin e akseleratorit në Onkologji.

Ndërsa sa i përket Drejtësisë, Aziri shtoi se ministri lloga e ka nxjerrë në sipërfaqe llumin e sistemit të drejtësisë në vend./KlanMacedonia