May 12, 2024
Maqedoni

Edhe një tërmet në Maqedoninë e Veriut

Është regjistruar edhe një tërmet mbrëmjen e sotme. Sipas të dhënave të para, fuqia e tërmetit ka qenë 3.8 shkallë sipas Rihterit.
Epiqendra e tërmetit ka qenë afër Liqenit të Mavrovës dhe është ndjerë në Dibër, Kërçovë, Gostivar dhe Tetovë.
Dridhja ka qenë në thellësi prej zero kilometra.
Dy ditët e fundit në vazhdimësi është dridhur toka në këtë pjesë të vendit.