April 29, 2024
Kolumna

Aty ku duhej të jetë Parajsa, e panë Ferrin mbi tokë!

Shkruan: Merita Abazi

Kushtuar viktimave që u dogjën gjallë, në spitalin modular,
në Tetovë

Ferri mbi tokë

Promethe, më thuaj, ti ia vure zjarrin atyre që e kërkonin shpëtimin, apo dorë njeriu?
Zjarri, ky lugat, fantom, i sulmoi në zgjandër…të sëmurit, të ngujuar në krevatë, n’atë çast kur sytë zgërthoq japin shpirtin, nga dhimbja,
Kur me zë të mekur thirrnin: na ndihmoni…o Perëndi, o njerëz..
Çfarëdo qofshi, na ndihmoni…dhe shpresa thehet, bëhet thikë, e trupat përcëllojnë…me tmerr e lemeri…
Në këtë natë të laturisur…ku zemra bëhet sterrë dhe klith: a ka leprikonja ta zhbojnë orëligun?!
Dragoi me gojë flakëhedhës vetëm zjarr mbjell, e inati i egër bythëton n’eklips,
E të përvuajturit digjen gjallë..
Aty ku duhej të jetë Parajsa, e panë Ferrin mbi tokë. Një inkuzicion i shekullit..
E Dhimbja fërgëllon, Humanizmi i bie borisë…ku je?