April 29, 2024
Kolumna

Karrierizmi dhe korrupsioni janë sëmundje të pashëruara

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Edhe pse nuk kam hasur të lexojë ndonjëherë për sëmurjen e karierizmit dhe korupsionit, por kam ardhur në përfundim se dy diagnoza të këtyre dy sëmurjeve nuk kanë shërim.

Edhe pse nuk i takojë shkencës së mjeksisëtë për të dhënë mendimin tim personal, por nga përvoja ime jetësore deri më tani kam konstatuar se njerëzit që vuajnë nga këto dy diagnoza nuk kanë shërim. Këta individë të cilët kanë këtë diagnozë dhe vuajnë nga kjo sëmurje sipas meje nuk kanë shërim.

Atyre që iu është futur kjo sëmurje në gjak asnjëherë në jetë nuk mund të shërohen, sepse ilaç për këtë sëmurje nuk ka, sepse kjo sëmurje iu është futur në gjak. Njerëzit e këtillë duhet të e ndrrojnë gjakun e tyre dhe atëherë ndoshta do të largojnë këtë sëmurje, por përsëri edhe me ndrrimin e gjakut vështirë e kanë të shërohen.

Kjo ndodhë nga ajo se këta janë gjakprishur dhe nuk njohin askend në jetë pos karierizmit dhe korupsionit. Para këtyre dy vetive ata janë betuar se derisa të jenë të gjallë nuk do e tradhtojnë karierizmin dhe korupsionin deri në vdekje. Ata janë aq shpirtprishur saqë jo vetëm nga të gjallët, por edhe nga të vdekurit kërkojnë mito.

Edhe pas vdekjes së tyre për karierizëm tradhtojnë jo vetëm miqtë e tyre më të ngushtë, por tradhëtojnë edhe njerëzit më të afërmë të tyre familjar vetëm e vetëm të arrijnë qëllimin e karierizmit dhe të korupsionit. Ka edhe shumëçka të thuhet dhe të shkruhet për këta shpirtprishur, por në këtë rast këtë shkrim të shkurtë do e mbylli me këtë fjali.

RUANA ZOT PREJ KARIERISTAVE DHE KORUPTUESVE!