May 15, 2024
Maqedoni

Gazetarja e Deutsche Welle: Para gjashtë ditëve paralajmërova për parregullsitë në Spitalin e Tetovës

Koordinatori i kovid qendrës në Tetovë, Gzim Nuredini, duke u munduar përgjegjësin ta hedh diku tjetër sapo tregoi se sa me papërgjegjshmëri e kanë kryer punën për të cilën janë emëruar.
Nuredini jep përgjigje të hamendur, kur pyetet nëse në kovid qendër ka pasur familjarë. Ai thotë se kanë qenë dy tre persona të cilët rastësisht kanë qëlluar në afërsi të objektit.
Ai po tenton të manipulojë me inteligjencën e gjithsecilit madje edhe timen, duke e ditur që para gjashtë ditësh isha atje dhe se përmes Deutsche Welle, alarmuam që në këtë qendër familjarët kujdesen për pacientët dhe se persona civil hyjnë-dalin nga e njëjta në çdo kohë. Për të këtë raportim ky zotëri telefonoi në 100 vende për të kërkuar që ta heqim.
Pasi që Nuredini dhe përgjegjësit e tjerë e dijnë vetëm sa pacient i kanë pasur brenda dhe jo sa njerëz civil, kjo është tregues se sa të përgjegjëshëm janë.
Tregoni zotëri Gzimit, që dje brenda u dogj një vajzë e re në një shtrat me nënën e saj e cila paraprakisht kishte shkuar që të kujdeset për të dhe se një grua e cila gjithashtu kishte shkuar për tu kujdesur për burrin e saj e kishte shpëtuar atë nga zjarri dhe momentalisht janë të shtruat në spital./Arbnora Memeti