Para Pashkëve, Agjencia e Ushqimit shkatërroi 40 ton vezë që ishin importuar në vend nga Serbia, por që supozohej të plasoheshin në tregun e Maqedonisë së Veriut si “vezë me origjinë maqedonase”. Në njërën dërgesë u gjetën 270 mijë, ndërsa në tjetrën 302.400 vezë të pashënuara, të cilat supozohej të ishin shënuar shtesë dhe të vendosura gabimisht si maqedonase, duke rrezikuar kështu konkurrueshmërinë e prodhimit vendas.

Vezët e pashënuara nga Serbia u sekuestruan në bashkëpunim me Drejtorinë e Doganave si pjesë e kontrolleve të intensifikuara mbi importin e vezëve para Pashkëve.

Nga AUV thonë se kompania e cila ka bërë importin është gjobitur me 1.400 euro.

“Për veprën penale të kryer, operatori i ushqimit, i cili është i regjistruar në AUV, u gjobit me 1.400 euro, ndërsa vezët e pasigurta të pashënuara u shkatërruan pa rrezik në deponinë e Drisllës. Në lidhje me këtë operator ushqimor, si dhe për importuesit e tjerë të vezëve, janë në fuqi masa për frekuencë të shtuar të kontrolleve inspektuese mbi importet dhe prodhimin vendas të vezëve”, thonë nga AUV për “Sloboden Peçat”.

" "

Të pyetur nëse kanë pasur ndonjë presion ose ndikim në lidhje me këtë ngjarje, ata thanë se nuk punojnë dhe nuk i nënshtrohen asnjë ndikimi në punën e tyre dhe nuk regjistrojnë asnjë presion ose ndikim për ngjarjen.

“Operatori i ushqimit, i cili ka edhe prodhimin e vet të vezëve, është aktiv në treg dhe nuk është ngritur asnjë kallëzim penal kundër tij”, theksojnë nga AUV.

Agjencia shton se deri më tani ky është i vetmi import i pasigurt nga ky operator për të cilin AUV kishte dijeni dhe në lidhje me të cilin reagoi në kohën e duhur dhe parandaloi vendosjen e vezëve të pasigurta në tregun vendit.

sqShqip