May 7, 2024
Maqedoni

Amir Bilalli sjell një lajm të mirë për sportistët e Maqedonisë, thellohet bashkëpunimi me Bullgarinë në lëminë e sportit

Kisha kënaqësinë e veçantë që në cilësinë e zëvendës drejtorit të Agjencisë për rini dhe sport, të jem pjesë e grupit të punës për fqinjësi të mirë me Republikën e Bullgarisë, njoftoi zv drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport në Maqedoninë e Veriut, Amir Bilalli. Sipas tij, në takim të pranishëm ishin:
Ministri i аrsimit dhe shkencës i Republikës së Bullgarisë Nikolaj Denkov, Ministri i kulturës së Republikës së Bullgarisë Atanas Atanasov, Ministri i sportit dhe rinisë në Republikën e Bullgarisë Radostin Vasilev, Ministrja e kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut Bisera Kostadinovska, Ministri i arsimit dhe shkencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut Jeton Shaqiri,
Drejtori i agjencisë për rini dhe sport Naumçe Mojsovski, si dhe, zëvendësministra, sekretar shtetëror, ekspertë, mysafirë dhe gazetarë.

“Agjencia për rini dhe sport dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mbeshtet bashkëpunimin dhe krijimin e grupeve të punës me Institucionet relevante të Republikës së Bullgarisë.
Dy vendet tona duhet fuqishëm të përcjellin mesazhin për integrimin dhe për krijimin e programeve për zhvillimin dhe avancimin e të rinjve dhe politikave rinore.

E ardhmja jonë formohet nga ajo që bëjmë sot. Një vendim politik ose bashkepunimi mes vendeve tona mund të ndikojë në jetën e mijëra njerëzve. Krijimi i grupeve të punës mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Bullgare do të përpiqet të jetë një zë i fortë dhe i qartë, mbi të tjerat, edhe për të rinjtë e rajonit, dhe mbi të gjitha, për të formuar botën e nesërme me ide progresive, të ndërtuara në themelet e demokracisë, mirëqenies, qëndrueshmërisë, shtet-bërjes dhe fqinjësisë së mirë”, deklaroi Bilalli pas takimit.