April 26, 2024
Maqedoni

Alternativa emëron edhe një drejtor nga Buteli i Shkupit

Behar Emini nga Buteli i Shkupit sot pranoi detyrën e Drejtorit orgnanizativ në Klinikën Universitare të Kirurgjisë Plastike dhe Rekonstruive.
Ai tha se këtë pozitë dhe detyrën e re e mer si përgjegjësi për të shërbyer në të mirën e përgjithshme të qytetarëve të vendit tonë.
“Falënderoj strukturat e AlternAtivA-s me në krye z. Afrim Gashin për besimin e dhënë. Gjithashtu zotohem se me të gjithë kapacitetet e mia këtë besim ndaj meje do ta arsyetoj me punë dhe rezultate konkrete. Na priftë e mbara”, deklaroi Emini për portalin Lideri.mk pasi e pranoi detyrën.