May 17, 2024
Rajon - Botë

Nga 2006ta pjesëmarrja nuk ka qenë kaq e ulët sa sot në zgjedhjet e Malit të Zi

Përkatësisht, në zgjedhjet e sotme parlamentare kanë dalë 56.4 për qind e votuesve. Pjesëmarrja më e ulët deri më tani është regjistruar në zgjedhjet presidenciale në vitin 2013 dhe 2018, kur 64 për qind e votuesve të regjistruar dolën në votime.

Kur bëhet fjalë për zgjedhjet parlamentare, pjesëmarrja më e ulët që nga viti 2006 ishte rreth 67 për qind, dhe kjo ishte në vitin 2009.

Qytetarët do të kujtojnë zgjedhjet e dështuara presidenciale në vitin 2002 dhe 2003, kur më pak se 50 qytetarë dolën në votime.Këto janë dy rastet e vetme që nga futja e pluralizmit partiak, kur pjesëmarrja ishte më e ulët se sot.