Sport

Një gjerman që mendon ndryshe – Kahn pajtohet me triumfin e Messi dhe Donnarumma, shpjegon gjithçka

Mediet gjermane dhe jo vetëm, shpërthyen në kritika ndaj France Football, me disa që shkuan aq larg saqë nuk vendosën fare të transmetonin lajmin për fitoren e Lionel Messi.

Por, duket se jo të gjithë gjermanët mendojnë se Messi nuk e meritoi. Ikona gjermane e futbollit, Oliver Kahn, beson se gjithçka ishte në rregull me fitoren e Messi dhe atë të Donnarumma. Madje, për këtë ka edhe disa arsye.

“Sigurisht se ka të bëjë gjithmonë me trofetë e mëdha. Messi dhe Donnarumma fituan trofe të mëdhenj këtë vit (Kupa e Amerikës dhe Euro 2020), dhe kjo zakonisht bën diferencën kryesore në fund”, ka thënë Oliver Kahn, transmeton lajmi.net.

Edouard Mendy dhe Robert Lewandowski ishin emrat e përmendur, që sipas shumë komentuesve duhej të fitonin çmimet për portierin më të mirë në botë, respektivisht lojtarin më të mirë në botë për vitin 2021.