Të shtunën mbajt Kongresi i IX i Partisë Demokratike Shqiptare, ku me besimin e delegatëve Menduh Thaçi u rizgjodh Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare.

Thaçi me këtë rast ka marë urime të shumta, por një ndër urimet më të sinqerta ka marë nga aktivisti i partisë, Remzi Bajrami.

“Urime u kry bac
U zgjidh Luani prap si kryetar i Pdsh-së në Kongresin e IX ne Tetov -URIME”, ka shkruar Bajrami në urimin e tij, shkruan Lideri.kk.

Ndryshe, Kongresi zgjodhi edhe anëtarët e Kuvendit Qendror, duke forcuar unitetin, organizimin dhe vazhdimësinë politike të partisë.

Në kuadër të Kongresit të IX të PDSH-së, u miratua edhe Rezoluta politike, e cila riafirmon angazhimin për barazi të plotë️, përfaqësim autentik, demokraci dhe mbrojtjen e interesave kombëtare të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut./Lideri.mk

sqShqip