Nëna e Aleksandër Vuçiçit, Angelina Vuçiç, është sulmuar mëngjesin e sotëm pranë një qendre votimi në Beograd, menjëherë pasi votoi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi.
Sipas medias serbe “Informer”, disa persona i janë afruar nënës së Vuçiçit dhe e kanë fyer. Raportohet se, gjatë incidentit personat në fjalë i kanë marrë me forcë edhe qesen me ushqime që ajo mbante me vete.
“Informer” shkruan se rasti është denoncuar në polici, ndërsa kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e incidentit dhe identifikuar personat e përfshirë. Deri më tani, nuk ka një konfirmim zyrtar lidhur me ngjarjen.
Ndryshe gjatë ditës së sotme ka pasur shumë incidente që mund t’i përcillni në Linkun në vijim: https://www.danas.rs/vesti/politika/izbori-2026-rezultati-glasanje-uzivo/

